“Dëshmitarja pa një person me të zeza…” – Çka thuhet në aktgjykimin për rastin në Gllogjan?

“Dëshmitarja pa një person me të zeza…” – Çka thuhet në aktgjykimin për rastin në Gllogjan?

“Dëshmitarja pa një person me të zeza…” – Çka thuhet në aktgjykimin për rastin në Gllogjan?

Në arsyetimin e aktgjykimit për rastin e sulmit ndaj autobusit, gjykata ka trajtuar edhe dëshminë e N.Zh, e cila kishte deklaruar se pak kohë para ngjarjes kishte parë një person të veshur me të zeza dhe me kapelë, në afërsi të vendit ku më pas ishte sulmuar autobusi.

Sponsor 3M Express

Sipas dëshmisë së saj, ajo kishte qenë duke udhëtuar me veturë së bashku me familjen, kur kishte vërejtur personin duke qëndruar në skaj të rrugës, njofton Klankosova.tv.

Megjithatë, dëshmitarja nuk kishte arritur ta identifikonte atë dhe as të jepte ndonjë karakteristikë të veçantë dalluese që do ta lidhte personin me të pandehurin Kastriot Mehmetaj.

“Gjykata analizoi deshmitë e këtyre dëshmitarëve kur theksojnë se sulmuesi ka qenë i moshës së re apo mesatare, me fizik vital dhe giatesi trupore rreth 1.80 metër, mirëpo giykata vlerëson se këto karakteristika nuk mund të shërbejnë si bazë e mjaftueshme për hequr do dyshim nëse është pikërisht i pandehuri Kastriot Mehmetaj personi qe ka sulmuar autobusin, pasi që është fakt notor se këto karakteristika mund t’i përshtaten një numri relativisht të madh të popullsisë” – thuhet në aktgjykimin që e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.

Lexo edhe

Policia kërkon ndërprerjen e rrymës në Ferizaj për arsye sigurie

Policia kërkon ndërprerjen e rrymës në Ferizaj për arsye sigurie

Ndërpritet rryma në Kuvend

Ndërpritet rryma në Kuvend

Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë

Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë