Çfarë po paralajmëron Trump? Thotë se SHBA-ja do të ‘shohë se çfarë do të ndodhë’ në konfliktin me Iranin pas 1 janarit

Çfarë po paralajmëron Trump? Thotë se SHBA-ja do të ‘shohë se çfarë do të ndodhë’ në konfliktin me Iranin pas 1 janarit

Çfarë po paralajmëron Trump? Thotë se SHBA-ja do të ‘shohë se çfarë do të ndodhë’ në konfliktin me Iranin pas 1 janarit

Presidenti amerikan Donald Trump, në deklarata të transmetuara të enjten, tha se Shtetet e Bashkuara do të “shohin se çfarë do të ndodhë” në konfliktin e tyre me Iranin pas 1 janarit, pa shpjeguar se çfarë rëndësie mund të ketë kjo datë.

Sponsor 3M Express

Gjatë javëve të fundit, Trump ka alternuar mes kërcënimeve për përshkallëzim të situatës me Iranin dhe sinjaleve se mund t’i ulë tensionet, ndërsa të dyja palët mbeten në një ngërç lidhur me përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit.

“Po vjen viti i ri dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë pas 1 janarit. Por ata kanë qenë të këqij”, tha Trump për Fox News gjatë vizitës së tij në Kinë.

Trump i bëri këto komente gjatë një interviste, në të cilën u pyet për një raportim të CNN-it këtë javë, sipas të cilit Irani po planifikonte të shpërthente një “bombë të pistë” në Uashington.

Një “bombë e pistë” përdor eksplozivë konvencionalë për të shpërndarë material radioaktiv.

Ai u duk se e minimizoi një kërcënim të tillë, duke thënë “nuk besoj” kur u pyet nëse banorët e kryeqytetit duhet të shqetësohen.

Megjithatë, ai shtoi se ka pasur indikacione që Irani po “shqyrton” mundësinë e përdorimit të armëve biologjike ose kimike, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ministria e Jashtme e Iranit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment. Zëdhënësi i kësaj ministrie deklaroi të martën se raportimi i CNN-it ishte “i pabazë”.

Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po përpiqet të pajiset me armë bërthamore, akuzë të cilën Teherani e mohon.

Shkatërrimi i programit bërthamor të Iranit ishte një nga arsyetimet kryesore të Trumpit kur, në bashkëpunim me Izraelin, ai ndërmori sulme kundër Iranit në muajin shkurt.

Sipas dy zyrtarëve izraelitë, gjatë dy javëve të fundit Izraeli i ka përcjellë SHBA-së informacione të inteligjencës lidhur me forcimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit, përfshirë zhvillimin e armëve kimike.

Shefi i agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad, Roman Gofman, vizitoi SHBA-në; agjencia Reuters raportoi se ai bëri thirrje për rifillimin e sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite kundër Iranit.

I pyetur të mërkurën lidhur me raportimin e CNN-it, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u shpreh se nuk beson se ka ndonjë kërcënim të afërt ndaj kryeqytetit amerikan. /Telegrafi/

Lexo edhe

Policia kërkon ndërprerjen e rrymës në Ferizaj për arsye sigurie

Policia kërkon ndërprerjen e rrymës në Ferizaj për arsye sigurie

Ndërpritet rryma në Kuvend

Ndërpritet rryma në Kuvend

Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë

Era e fortë shkakton dëme në Prishtinë