Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka deklaruar se Raporti i Komisionit Evropian për këtë vit paraqet edhe progresin e Kosovës, duke e cilësuar përparimin e vendit në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian si të pamohueshëm.

Gashi i bëri këto deklarata gjatë debatit parlamentar të sotëm, ku po diskutohet për raportin e këtij viti.
“Për ne si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me aleatët tanë, ky debat parlamentar po ashtu është një mundësi e mirë për të prezantuar sukseset dhe përparimin e pamohueshëm të Republikës së Kosovës në rrugëtimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Gashi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





