Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin dhe rendin e udhëtimit do të përballen me masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sponsor 3M Express

Në një njoftim, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Obiliqit ka bërë të ditur se respektimi i orarit të udhëtimit është obligim për të gjithë operatorët transportues.

“Çdo shkelje do të trajtohet nga Drejtoria e Inspeksionit, përmes masave përkatëse të parapara me dispozitat ligjore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, operatorëve të transportit publik u është bërë thirrje që të zbatojnë me përpikëri orarin e përcaktuar dhe të respektojnë detyrimet e tyre ndaj qytetarëve.

Komuna ka ftuar edhe qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të evidentuar në transportin publik, veçanërisht rastet e mosrespektimit të orarit dhe rendit të udhëtimit.

“Raportimi i qytetarëve është i rëndësishëm për identifikimin e shkeljeve dhe ndërmarrjen e masave përkatëse nga Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna e Obiliqit thekson se bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për një transport publik më të rregullt dhe më të përgjegjshëm. /Telegrafi/

Lexo edhe

Akili kritikon Fuegon pas largimit të Behares: I përdor banorët si ushtarë

Akili kritikon Fuegon pas largimit të Behares: I përdor banorët si ushtarë

Kontrata afro 20-milionëshe me oligarkun Salillari për sheshin “Xhorxh Bush”: Për të njëjtën shkurre, komuna e Ramës herë i paguan 80 euro herë 215 euro

Kontrata afro 20-milionëshe me oligarkun Salillari për sheshin “Xhorxh Bush”: Për të njëjtën shkurre, komuna e Ramës herë i paguan 80 euro herë 215 euro

Pa pritje dhe pa vizita në degë, bankat kërkojnë përditësimin digjital të të dhënave

Pa pritje dhe pa vizita në degë, bankat kërkojnë përditësimin digjital të të dhënave

Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin | Momenti