Deliu-Kodra: Do ta procedojmë Ligjin për Specialen në formën aktuale, pastaj do të shohim procedurat për amendamentimin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e Specializuara do të procedohet në Kuvend në formën aktuale, ndërsa më pas do të shqyrtohen mundësitë për amendamentimin e tij.

Duke folur në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Deliu-Kodra ka thënë se synimi është të procedohet me rrëzimin e vetos së presidentes, për të cilën nevojiten 61 vota në Kuvend.

Sponsor 3M Express

“Ne jemi të bindur se procedimi do të ndodhë sot, në formën siç është, dhe do ta procedojmë ligjin në formën siç është. Pastaj, si sponsorizues, ne do t’i shohim procedurat për amendamentimin e ligjit”, ka deklaruar ajo.

Deliu-Kodra ka theksuar se PDK-ja synon që ligji të kontribuojë në procesin e përballjes me drejtësinë në Hagë, duke shprehur gatishmëri për diskutime lidhur me përmbajtjen e tij.

Ajo ka thënë se qëllimi është që të arrihet një ligj që do të jetë në funksion të kësaj çështjeje.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Do të bëhet gjaku deri në fyt” – kërcënoi ish-kunatën për shkak të fëmijëve, 50-vjeçari paraqitet në Polici dhe përfundon në pranga

“Do të bëhet gjaku deri në fyt” – kërcënoi ish-kunatën për shkak të fëmijëve, 50-vjeçari paraqitet në Polici dhe përfundon në pranga

Nëna denoncon djalin 17-vjeçar për dhunë psikologjike në Gjakovë – i mituri largohet nga shtëpia, Policia në kërkim të tij

Nëna denoncon djalin 17-vjeçar për dhunë psikologjike në Gjakovë – i mituri largohet nga shtëpia, Policia në kërkim të tij

Kane e zbulon trofeun që e dëshiron më shumë se gjithçka

Kane e zbulon trofeun që e dëshiron më shumë se gjithçka