Del nga spitali deputetja astraliane që humbi të dyja këmbët, flet për herë të parë

Del nga spitali deputetja astraliane që humbi të dyja këmbët, flet për herë të parë

Del nga spitali deputetja astraliane që humbi të dyja këmbët, flet për herë të parë

Deputetja australiane Helen Haines, e cila humbi të dyja këmbët pasi dyshohet se u godit nga një veturë, ka dalë nga spitali dhe ka nisur fazën e rehabilitimit.

Sponsor 3M Express

65-vjeçarja, e cila është deputete e pavarur në Parlamentin australian, u godit nga një veturë tip SUV më 19 tetor, derisa ndodhej jashtë zyrës së saj elektorale.

Përmes një postimi në Instagram, Haines ka bërë të ditur se tashmë ka kaluar në fazën e rehabilitimit, duke e cilësuar këtë si një moment shumë pozitiv në procesin e rikuperimit.

“Jam plot mirënjohje për kujdesin profesional dhe të dhembshur që kam marrë në spitalin Alfred dhe që po vazhdoj ta marr edhe në këtë fazë të re”, ka shkruar ajo, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Deputetja ka falënderuar gjithashtu mijëra persona nga Australia dhe vende të tjera të botës për mesazhet mbështetëse, duke thënë se ato po i japin forcë për të vazhduar përballjen me këtë periudhë të vështirë.

Haines fillimisht ishte në gjendje kritike pas incidentit dhe u transportua me helikopter nga qyteti i saj i lindjes, Ëangaratta, drejt Melburnit. Gjendja e saj shëndetësore është cilësuar stabile që nga 6 nëntori.

Ajo do të vazhdojë rehabilitimin në Melburn për një periudhë të pacaktuar.

Ndërkohë, familja e deputetes kishte kërkuar që në vend të luleve, njerëzit të kontribuonin për organizatën ndërkombëtare humanitare “Save the Children”. Kjo nismë ka mbledhur më shumë se 1.4 milionë dollarë australianë, apo rreth 716 mijë funte.

Në reagimin e saj, Haines është shprehur se është e mbingarkuar nga bujaria dhe solidariteti i qytetarëve australianë./Klankosova.tv

Lexo edhe

Prime i gjashtë i BBVK5: Një tjetër natë me shumë zhvillime

Prime i gjashtë i BBVK5: Një tjetër natë me shumë zhvillime

“Në banesë nuk u gjet asgjë”, avokati i ish-ministrit të Kulturës tregon detaje nga arrestimi (VIDEO)

“Në banesë nuk u gjet asgjë”, avokati i ish-ministrit të Kulturës tregon detaje nga arrestimi (VIDEO)

BE distancohet nga kënga nacionaliste serbe në Bruksel

BE distancohet nga kënga nacionaliste serbe në Bruksel