Dekorime Krishtlindjesh u gjetën brenda një kontejneri nga anija e goditur me dronë pranë Bullgarisë

Një kontejner i transportit, i cili doli në breg pranë Tsarevos, në bregdetin bullgar të Detit të Zi, më 2 nëntor, është hapur.

Sponsor 3M Express

Operacioni u krye me autorizimin e Prokurorisë Ushtarake në Sofje dhe në prani të autoriteteve hetimore e zyrtarëve doganorë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Aty u gjetën më shumë se 80 kuti që përmbanin zbukurime dhe dekorime për Krishtlindje, me një vlerë totale të përllogaritur prej 50,000 eurosh.

“Aktualisht po kryejmë një inspektim të përmbajtjes së kontejnerit”, tha Atanas Yankov, anëtar i policisë ushtarake.

Mallrat i përkasin një kompanie rumune.

“Tregtari që bëri porosinë do të organizojë më pas transportimin e ngarkesës drejt Rumanisë”, shtoi Yankov.

“Këtu nuk ka asgjë të rrezikshme dhe dua t’i qetësoj të gjithë. Kjo është thjesht një dërgesë tregtare që, për fat të keq, u përfshi në një veprim ushtarak”, theksoi Diko Dikov, guvernator rajonal i Burgasit.

Besohet se kontejneri ishte pjesë e ngarkesës në bordin e anijes “Contship Jet”, e cila u mbyt pranë bregdetit të Shablas pas një sulmi nga dronë detarë.

Një sërë incidentesh të tilla pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë – vende anëtare të NATO-s – gjatë këtij muaji, i kanë bërë disa anëtarë të aleancës të pyesin veten nëse presidenti rus Vladimir Putin po përpiqet të testojë mbështetjen e tyre për Ukrainën, në luftën e saj kundër pushtimit në shkallë të gjerë nga Moska.

Rusia nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet e fundit, por dyshimet bien mbi Moskën. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shtyhet operimi i ushtarit të plagosur të FSK-së

Shtyhet operimi i ushtarit të plagosur të FSK-së

“Kom mendu që keni me m’masakru si të dalë”, Jona habit me përgjigjen që i dha ndjekëses në Instagram

“Kom mendu që keni me m’masakru si të dalë”, Jona habit me përgjigjen që i dha ndjekëses në Instagram

KMShK prezanton web-faqen e re, ja ku mund ta gjeni nga sot

KMShK prezanton web-faqen e re, ja ku mund ta gjeni nga sot