Gjykata Themelor në Gjilan ka caktuar tashmë masën e paraburgimit ndaj Brahim Demirit, i dyshuar për vrasjen e të birit, të dielën, në shtëpinë e tyre në fshatin Demiraj.

I dyshuari kryesor, fillimisht nuk e ka pranuar veprën me të cilën ngarkohet.
Gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj, në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, tha se i njëjti ka tentuar ta inskenojë atë që kishte ndodhur.
Sipas saj, Demiri ka deklaruar para hetuesve policorë se dy trupat, të djalit dhe të mbesës foshnje (që dyshohet se e mbyti i ndjeri), i ka gjetur të vdekur në dhomë.
“I dyshuari kryesor nuk e ka pranuar fajësinë para policëve. Ai ka deklaruar se nuk është i fajshëm dhe dy trupat i ka gjetur të vdekur në dhomë, ndonëse aty është gjetur një litar. Ai dyshohet se ka tentuar ta inskenojë.”
Diskutimin për këtë rast, bashkë edhe me gazetarët Ardiana Thaçi dhe Vullnet Krasniqi, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.




