De la Fuente i mahnitur nga Trafford: Na ndali rikthimin

De la Fuente i mahnitur nga Trafford: Na ndali rikthimin

De la Fuente i mahnitur nga Trafford: Na ndali rikthimin

Trafford mori besimin e trajnerit Thomas Tuchel për të mbrojtur portën e Anglisë në përballjen e Ligës së Kombeve, duke zëvendësuar Jordan Pickfordin, i cili kishte qenë titullar në tri ndeshjet e fundit.

24-vjeçari e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë këtë mundësi, veçanërisht në gjysmëorëshin e fundit, kur Spanja ushtroi presion të madh në kërkim të barazimit.

Sponsor 3M Express

Anglia kishte krijuar epërsi prej tri golash me Harry Kane, Ezri Konsan dhe Ben White, por kartoni i kuq i Elliot Andersonit ndryshoi rrjedhën e takimit. Spanjollët shënuan dy herë dhe ishin pranë rikthimit, por u ndalën nga pritjet vendimtare të Traffordit.

Pas ndeshjes, De la Fuente e veçoi portierin anglez, duke pranuar se paraqitja e tij ishte një prej arsyeve kryesore pse Spanja nuk arriti ta shmangte humbjen.

“Ne krijuam disa raste, por portieri i Anglisë zhvilloi një paraqitje fantastike. Ai ndali dy apo tri raste që mund të përfundonin me gol gjatë 10-15 minutave të fundit”, deklaroi De la Fuente.

Ndërkohë, Thomas Tuchel nuk ka dashur të përcaktojë nëse Trafford apo Pickford do të jetë zgjedhja e parë për vazhdimin e garës.

“Nuk kemi një portier të parë të padiskutueshëm. Ai bëri dy pritje të shkëlqyera dhe zhvilloi një ndeshje fantastike. Pikërisht këtë kërkonim prej tij”, u shpreh trajneri anglez.

Paraqitja ndaj Spanjës mund t’i hapë Traffordit rrugën për më shumë minuta në vazhdim, ndonëse Pickford vazhdon të mbetet një prej portierëve më të rëndësishëm të përfaqësueses angleze.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

42 aksidente dhe 1972 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

42 aksidente dhe 1972 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

Policia jep detaje për vdekjen e gruas që u ndalua në Vërmicë nën dyshimin për narkotikë

Policia jep detaje për vdekjen e gruas që u ndalua në Vërmicë nën dyshimin për narkotikë

Nora dhe Arlinda kërkojnë falje dhe pajtohen, por puthjet e kësaj të fundit bëhen temë diskutimi

Nora dhe Arlinda kërkojnë falje dhe pajtohen, por puthjet e kësaj të fundit bëhen temë diskutimi