Policia jep detaje për vdekjen e gruas që u ndalua në Vërmicë nën dyshimin për narkotikë

Policia jep detaje për vdekjen e gruas që u ndalua në Vërmicë nën dyshimin për narkotikë

Policia jep detaje për vdekjen e gruas që u ndalua në Vërmicë nën dyshimin për narkotikë

Një grua e lindur më 2000-ën ka vdekur pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë intervistimit nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur pas mesnatës, pasi gruaja ishte ndaluar një ditë më parë, më 15 nëntor, rreth orës 18:00, në Vërmicë, së bashku me një person tjetër të dyshuar, gjatë ndalimit të një veture të tipit BMW.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrollit të veturës, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 105.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy telefona celularë.

Policia bën të ditur se, derisa kishte filluar intervistimi i saj në prani të avokatit mbrojtës, të dyshuarës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, për çka është kërkuar ndihma emergjente.

“Sipas procedurës palëve u është caktuar avokati mbrojtës, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit mashkull kosovar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara femër kosovare përderisa ka qenë duke filluar intervistimi me prezencë të avokatit mbrojtës, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, ku edhe është kërkuar ndihma emergjente nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftim.

Pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, ajo është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal në Prizren, ku rreth orës 01:30 të së hënës, Policia është njoftuar nga mjekët se ajo kishte ndërruar jetë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë hetimore të Policisë, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe prokurori kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për ekzaminimet e nevojshme.

Ndërkohë, personit tjetër të dyshuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Gruaja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se i është përkeqësuar gjendja gjatë intervistimit në Polici

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Gjendet pa shenja një person në Han të Elezit, rasti po hetohet

Gjendet pa shenja një person në Han të Elezit, rasti po hetohet

Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik

Presionet ndaj Mihajllovës, Petrova thotë se rasti mbetet enigmatik

Kënga serbe për Kosovën në Bruksel shkakton reagime në rajon, mediat ndërkombëtare raportojnë për skandalin dhe keqardhjen e Marta Kos

Kënga serbe për Kosovën në Bruksel shkakton reagime në rajon, mediat ndërkombëtare raportojnë për skandalin dhe keqardhjen e Marta Kos