Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Gjilan në fundjavë, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar.

Sipas raportit policor, në rastin e parë, më 13 nëntor, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje kosovare. Ai është arrestuar më 14 nëntor.
Ndërkaq, më 15 nëntor, është arrestuar një burrë kosovar, i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndaj një gruaje kosovare.
Dy raste të tjera janë regjistruar më 14 dhe 15 nëntor.
Në njërin prej tyre, një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një burri tjetër kosovar, ndërsa në rastin tjetër një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një burri kosovar.
Policia ka bërë të ditur se të katër të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.





