Daut Krasniqi: S’e kam asnjë pikë besimi në Apel, duhet të ketë fakte e jo rrena – fytyrë s’kanë!

Daut Krasniqi: S’e kam asnjë pikë besimi në Apel, duhet të ketë fakte e jo rrena – fytyrë s’kanë!

Daut Krasniqi: S’e kam asnjë pikë besimi në Apel, duhet të ketë fakte e jo rrena – fytyrë s’kanë!

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, s’ka asnjë besim që Apeli në Hagë do të ndryshojë vendimin e shkallës së parë të Speciales, për dënimin me 81 vjet burgim të katërshes së UÇK-së.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për gazetaren e Klan Kosova, Endrita Bajrami, Krasniqi u shpreh fort pesimist.

Ai tha se me dënim, po tentohet të barazohet lufta për liri e Kosovës dhe krimi që ka kryer Serbia në vendin tonë.

“Asnjë pikë besimi nuk e kam në Gjykatën e Apelit, as e kam pasë. Kanë luftu për vendin e vet dhe i kanë marrë pa kurrfarë të drejte. Po dojnë me ba barazim me Serbinë që ka ba krime. Këta janë çlirimtarë dhe apet kanë me i dënu.”

Dauti përmend rastin e Calit, prandaj u shpreh se s’mund të ketë ndryshime të mëdha në vendimin e Apelit, transmeton Klankosova.tv

“Ndoshta ndryshon diçka pak, po ajo s’është kurgjo. Calit tri vjet ia kanë heqë, dy vjet… 25 vjet burg me u denu duhet me pasë fakte, s’ka pasë fakte”, u shpreh ai.

Për këtë gjykatë, ai i pati disa fjalë.

“Asnjë njeri nuk u çu me thanë Jakup Krasniqi e ka bo këtë. Gjykata duhet me qenë me fakte, jo me rrena e spiunë të Serbisë. Çka ki me ba, pare po marrin, fytyrë s’kanë”, deklaroi ai.

Për më shumë:

Lexo edhe

“Shqiptarët kanë një energji të mahnitshme”, Max Amini mbërrin në Tiranë, flet shqip dhe bën shqiponjën dykrenare

“Shqiptarët kanë një energji të mahnitshme”, Max Amini mbërrin në Tiranë, flet shqip dhe bën shqiponjën dykrenare

​Prishtina nderon Shën Nënë Terezën me kryevepër artistike: Nesër përurohet mozaiku gjigant

​Prishtina nderon Shën Nënë Terezën me kryevepër artistike: Nesër përurohet mozaiku gjigant

Tyson Fury merr dritën jeshile nga mjekët, konfirmohet përballja e madhe me Anthony Joshuan

Tyson Fury merr dritën jeshile nga mjekët, konfirmohet përballja e madhe me Anthony Joshuan

Daut Krasniqi: S’e kam asnjë pikë besimi në Apel, duhet të ketë fakte e jo rrena – fytyrë s’kanë! | Momenti