“Dardanët” ia “rrëmbejnë” Suedisë mbrojtësin e talentuar

“Dardanët” ia “rrëmbejnë” Suedisë mbrojtësin e talentuar

“Dardanët” ia “rrëmbejnë” Suedisë mbrojtësin e talentuar

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar një përforcim të rëndësishëm për fazën defensive. Talenti i futbollit suedez, Bleon Kurtulus, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së përzgjedhësit Franco Foda për t’iu bashkuar Dardanëve në nivelin më të lartë ndërkombëtar.

Sponsor 3M Express

Mbrojtësi 18-vjeçar, i lindur më 24 qershor 2007 në Halmstad të Suedisë, konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të gjeneratës së re.Hapat e parë në futboll, ai i bëri te Halmstads BK, ku arriti të debutojë me ekipin e parë në kampionatin elitar suedez që në pranverën e vitit 2024, kur ishte vetëm 16 vjeç.

Rritja e tij profesionale vazhdoi me hapa të shpejtë. Gjatë sezonit 2025, Kurtulus u kthye në pikë kyçe të skuadrës duke regjistruar 28 paraqitje në kampionat, çka i solli edhe nominimin për lojtarin më të mirë të ri në Suedi. Paraqitjet e tij bindëse bënë që gjiganti suedez Malmo FF t’i siguronte shërbimet e tij në shkurt të vitit 2026, duke i ofruar një kontratë pesëvjeçare, të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2030.

I gjatë 1.85 metra dhe me këmbë të djathtë, Kurtulus shquhet për leximin e lojës, forcën në duele fizike dhe qetësinë teknike në fazën e ndërtimit të aksioneve nga prapavija.

Zgjedhja e tij pro Kosovës mban edhe një ngarkesë të veçantë emocionale e familjare. Vëllai i tij, Edvin Kurtulus, pasi kishte bartur shiritin e kapitenit te Kosova U-21, në vitin 2022 vendosi të përfaqësonte kombëtaren A të Suedisë — një vendim që atëbotë nxiti reagime dhe debate të shumta.

Për dallim nga i vëllai, Bleoni ka bërë rrugëtimin e kundërt. Edhe pse kishte zhvilluar mbi 30 ndeshje me ekipet e moshave të Suedisë (përfshirë edhe kombëtaren U-21), ai ka zgjedhur përfundimisht të veshë fanellën e Kosovës.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Betohen policët e rinj të Kosovës

Betohen policët e rinj të Kosovës

Monopolisti më i madh i Shqipërisë/ Skema tinëzare se si Dritan Bellaj po monopolizon importin e shumë artikujve

Monopolisti më i madh i Shqipërisë/ Skema tinëzare se si Dritan Bellaj po monopolizon importin e shumë artikujve

Pamje të rënda nga Kili: Rrota e shkëputur nga makina në lëvizje godet me forcë 19-vjeçarin në trotuar

Pamje të rënda nga Kili: Rrota e shkëputur nga makina në lëvizje godet me forcë 19-vjeçarin në trotuar