Çitaku reagon për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë

Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosova, Kosova” në një aktivitet të organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi, Çitaku e ka cilësuar këtë veprim si skandal dhe provokim, duke kritikuar organizatorët për lejimin e interpretimit të një kënge që, sipas saj, promovon pretendime ndaj Kosovës.

“Kosovën e lënë jashtë, provokimit i japin skenë!”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka theksuar se në një forum që synon diskutimin për të ardhmen evropiane të rajonit, interpretimi i një melodie nacionaliste serbe që ushqen pretendime ndaj Kosovës është i papranueshëm.

Çitaku ka shtuar se, pavarësisht nëse kjo ka ndodhur për shkak të injorancës apo qëllimit, përgjegjësia institucionale mbetet e pashmangshme.

Ajo është ndalur edhe te reagimi i komisioneres evropiane, Marta Kos, duke vlerësuar se keqardhja e saj është e nevojshme, por nuk mjafton për të adresuar rastin.

“Komisioni Evropian nuk mund t’ua bartë përgjegjësinë vetëm muzikantëve. Kërkojmë sqarim, kërkimfalje dhe garanci për mospërsëritje. Pajtimi fillon me respektin për kujtesën dhe dinjitetin e secilit popull”, ka deklaruar Çitaku. /Telegrafi/

Lexo edhe

Zelensky: Sulme ruse në 8 rajone të Ukrainës, po ndodhin për shkak të kufizimeve të Starshield

Zelensky: Sulme ruse në 8 rajone të Ukrainës, po ndodhin për shkak të kufizimeve të Starshield

Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dimrit

Ramadani për vendimin e Qeverisë për energjinë: Perde tymi për t’i arsyetuar ndaljet e rrymës dimrit

Rizvanolli shpjegon pse Qeveria ndaloi tregtimin e energjisë me kompanitë serbe

Rizvanolli shpjegon pse Qeveria ndaloi tregtimin e energjisë me kompanitë serbe