Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale politike dhe perspektivën euroatlantike të vendit.

Sponsor 3M Express

Çitaku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve për forcimin e shtetësisë, zhvillimin demokratik dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në përmbyllje, Çitaku ritheksoi gatishmërinë e PDK-së për të kontribuar në proceset me interes shtetëror dhe për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët amerikanë në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vdes në moshën 85-vjeçare aktori amerikan Stacy Keach

Vdes në moshën 85-vjeçare aktori amerikan Stacy Keach

LEX | Sulmi që tronditi Kosovën, tre të akuzuarit për Ibër-Lepencin deklarohen sërish të pafajshëm – ja çfarë ndodhi sot në gjykatë

LEX | Sulmi që tronditi Kosovën, tre të akuzuarit për Ibër-Lepencin deklarohen sërish të pafajshëm – ja çfarë ndodhi sot në gjykatë

MPB: Qytetarët të kenë kujdes ndaj mashtrimeve me gjoba të rreme nga sistemi “Safe City”

MPB: Qytetarët të kenë kujdes ndaj mashtrimeve me gjoba të rreme nga sistemi “Safe City”

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës | Momenti