​Çitaku priti ambasadorin britanik, diskutuan zhvillimet politike dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të PDK-së, Çitaku e ka vlerësuar pozitivisht përmbylljen e procesit të formimit të institucioneve, duke theksuar se vëmendja tashmë duhet të përqendrohet në adresimin e sfidave me të cilat përballen qytetarët dhe në avancimin e prioriteteve shtetërore.

“Kosova përballet me sfida të rëndësishme që kërkojnë vëmendje të plotë institucionale, përgjegjësi dhe angazhim për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, ka theksuar Çitaku.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në këtë kontekst, Çitaku ka theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të drejtësisë, të drejtës për gjykim të drejtë dhe të një vendimmarrjeje të bazuar në fakte e prova, pa ndikime politike.

Në fund të takimit, është riafirmuar rëndësia e partneritetit të qëndrueshëm të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë dhe përkushtimi ndaj perspektivës euroatlantike, përfshirë synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian./Telegrafi.

Lexo edhe

“Rrezik për fëmijët tanë“-Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali“ kërkojnë të bojkotohet mësimi të premten

“Rrezik për fëmijët tanë“-Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali“ kërkojnë të bojkotohet mësimi të premten

Atletico Madridi synon dy talentët e Barcelonës për janar

Atletico Madridi synon dy talentët e Barcelonës për janar

Gërvalla: Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin

Gërvalla: Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin