Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali“ në Prishtinë ka bërë thirrje për bojkotimin e procesit mësimor gjatë ditës së premte.

Shkak për këtë vendim, sipas tyre, është bërë niveli i lartë i papastërtisë në ambientet e shkollës, situatë kjo që nga prindërit po vlerësohet si alarmante dhe me rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e fëmijëve.
“Duke marrë parasysh gjendjen tejet shqetësuese higjieno-sanitare në shkollën tonë, mungesën e një zgjidhjeje konkrete për problemin e pastrimit dhe mirëmbajtjes, si dhe rrezikun e mundshëm që këto kushte paraqesin për shëndetin e fëmijëve tanë, ju njoftojmë se: TË PREMTEN, MË 6 NËNTOR 2026, BOJKOTOHET NË TËRËSI PROCESI MËSIMOR NË SHFMU “ISMAIL QEMALI”.”, thuhet në njoftim.
Burimi: Insajderi




