Çitaku: Me Kurtin kemi dallime vetëm për procedurën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Çitaku: Me Kurtin kemi dallime vetëm për procedurën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Çitaku: Me Kurtin kemi dallime vetëm për procedurën e ndryshimit të Ligjit për Specialen

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se në diskutimet me kryeministrin Albin Kurti nuk ka dallime në përmbajtjen rreth Ligjit për Gjykatën Speciale që po diskutohet, por vetëm në aspektin procedural.

Sponsor 3M Express

Pas takimit në Qeveri ku ishte së bashku me ish-kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, Çitaku tha se diskutimet do të vazhdojnë.

“Bashkë me kryetarin Hamza, me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje, dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë, ju njoftoj më vonë”, tha ajo para gazetarëve.

Ndryshe, takimi u zhvillua në prag të rishqyrtimit në Kuvend të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar i kthyer në Kuvend nga presidentja.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Çitaku: Me Kurtin kemi dallime vetëm për procedurën e ndryshimit të Ligjit për Specialen | Momenti