Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.

Ekipi i Xabi Alonsos është kthyer të fitorja në kampionat, duke fituar derbin ndaj ekipit të Michael Carrik, të luajtur në “Stamford Bridge”.
Golat në këtë ndeshje për Blutë e Londrës u shënuan nga Morgan Rodgers (50’) dhe Cole Palmer (64’) nga penalltia.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes sipas faqes së specializuar Sofascore ishte mbrojtësi i Bluve, Wesley Fofana, i cili u notua me 8.6.
Në anën tjetër, lojtari me notën më të ulët të ndeshjes ishte Lisandro Martinez (5.5), i cili u largua nga loja me karton të kuq, ndërsa pas tij ishte Bruno Fernandes me notë 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/




