Gazetari Granit Tërstena ka komentuar humbjen e Kosovës nga Irlanda me rezultat 3-0, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në kuadër të Ligës së Kombeve.

Duke folur në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Tërstena u ndal te përjashtimi i Kreshnik Hajrizit në minutën e 26-të, duke thënë se futbollistët duhet të kontrollojnë emocionet dhe të tregohen më profesionalë në situata të tilla.
“Në futboll vjen ai emocioni, ajo euforia, dhe ne si popull jemi vetë kështu euforikë. Në momentin kur e sheh topin, edhe pse nuk je portier, mundohesh me largu, mos me pranu gol”, u shpreh Tërstena.
Ai shtoi se nëse një situatë e tillë do të ndodhte në minutat e fundit të ndeshjes, Hajrizi mund të konsiderohej hero, por në atë moment veprimi i tij ndikoi në rrjedhën e takimit.
Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm:





