Çfarë i ndodh trupit kur e mbani urinën për një kohë të gjatë? Paralajmërojnë urologët

Çfarë i ndodh trupit kur e mbani urinën për një kohë të gjatë? Paralajmërojnë urologët

Çfarë i ndodh trupit kur e mbani urinën për një kohë të gjatë? Paralajmërojnë urologët

Shtyrja e shkuarjes në tualet është një zakon i shpeshtë, veçanërisht gjatë punës apo udhëtimeve, por ekspertët paralajmërojnë se mbajtja e shpeshtë e urinës mund të ketë pasoja për shëndetin e fshikëzës dhe veshkave.

Sponsor 3M Express

Sipas doktor Jason Kim, profesor i urologjisë në Universitetin Stony Brook në New York, mbajtja e urinës herë pas here zakonisht nuk përbën rrezik, por kur kjo kthehet në zakon, mund të shkaktojë probleme shëndetësore, raporton CNN.

Një fshikëz e shëndetshme mund të mbajë rreth 400 deri në 600 mililitra urinë. Kur ajo mbushet pjesërisht, receptorët nervorë dërgojnë sinjale në tru për të treguar nevojën për urinim.

Një nga rreziqet që lidhet me mbajtjen e shpeshtë të urinës është infeksioni i traktit urinar. Urologu Jamin Brahmbhatt shpjegon se zbrazja e fshikëzës ndihmon në largimin e baktereve, ndërsa qëndrimi i zgjatur i urinës mund të favorizojë shumimin e tyre.

Me kalimin e kohës, mbajtja e vazhdueshme e urinës mund të dobësojë muskujt e fshikëzës, duke e vështirësuar zbrazjen e plotë të saj. Në raste më të rënda, kjo mund të çojë në infeksione të veshkave, grumbullim të urinës dhe dëmtime të tyre.

Ekspertët theksojnë se, me konsum normal të lëngjeve, fshikëza zakonisht duhet të zbrazet çdo tre deri në katër orë gjatë kohës kur jemi zgjuar.

Kujdes i veçantë rekomandohet për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me probleme të fshikëzës apo veshkave, të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj komplikimeve.

Nëse shfaqen vështirësi gjatë urinimit ose nevoja për të shkuar jashtëzakonisht shpesh në tualet, ekspertët këshillojnë konsultimin me mjekun, pasi këto simptoma mund të lidhen me infeksione ose probleme të tjera shëndetësore. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Lopa le të kullotë barin, por vendimet tua jo pa llogaridhënie”, redaktorja e RTK-së thumbon prokurorin Igrishta

“Lopa le të kullotë barin, por vendimet tua jo pa llogaridhënie”, redaktorja e RTK-së thumbon prokurorin Igrishta

Kaosi në aeroportet amerikane: Nuk ishte sulm kibernetik, dyshohet problem me kabllot e vjetra të bakrit

Kaosi në aeroportet amerikane: Nuk ishte sulm kibernetik, dyshohet problem me kabllot e vjetra të bakrit

Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik

Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik