SHBA-ja, Irani dhe Katari druhen se Netanyahu mund t’i sabotojë negociatat për paqe

SHBA-ja, Irani dhe Katari druhen se Netanyahu mund t’i sabotojë negociatat për paqe

SHBA-ja, Irani dhe Katari druhen se Netanyahu mund t’i sabotojë negociatat për paqe

Negociatorët e Shteteve të Bashkuara, Iranit dhe Katarit, i cili po ndërmjetëson bisedimet, janë të shqetësuar se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të ndërmarrë veprime që do të çonin në rifillimin e luftës mes Washingtonit dhe Teheranit, raporton The Times of Israel.

Dy zyrtarë qeveritarë, të njohur me negociatat, i kanë thënë këtij mediumi se të gjitha palët druajnë se Netanyahu mund të autorizojë një operacion ushtarak kundër Iranit, duke shkaktuar rikthimin e përplasjeve intensive, të cilat janë zbutur kryesisht që nga prilli.

Sponsor 3M Express

Sipas zyrtarëve, ekipet negociuese përbëhen kryesisht nga përfaqësues të qeverive që kundërshtojnë rifillimin e konfliktit, ndryshe nga disa qarqe më të ashpra në Washington dhe Teheran.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëvizur mes qëndrimit për rifillimin e sulmeve dhe arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës. Aktualisht, ai duket se po favorizon vazhdimin e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane dhe shtimin e sanksioneve ekonomike kundër regjimit në Teheran.

Mbështetësit e kësaj strategjie në administratën amerikane shpresojnë se presioni ekonomik do ta detyrojë Iranin të pranojë kërkesat e Washingtonit për programin bërthamor dhe Ngushticën e Hormuzit. Njëri nga zyrtarët ka thënë se gatishmëria e fundit e Teheranit për të diskutuar programin bërthamor me ndërmjetësit e Katarit shihet si shenjë se presioni po jep rezultate.

Megjithatë, kjo strategji mund të kërkojë muaj për të arritur rezultate dhe nuk përjashtohet mundësia që Irani të përshkallëzojë situatën në përgjigje të presionit amerikan. Ndërkohë, rreziku për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit ka ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë.

Sipas zyrtarit të dytë, Irani vazhdon të refuzojë kërkesën amerikane për transferimin jashtë vendit të rezervave të uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë. Në vend të kësaj, Teherani është i gatshëm të diskutojë uljen e nivelit të pasurimit të materialit bërthamor, në praninë e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara.

Irani po kërkon gjithashtu lehtësimin e sanksioneve në vlerë prej miliarda dollarësh dhe kompensim për infrastrukturën e shkatërruar gjatë luftës së nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli në shkurt. Këto kërkesa, sipas zyrtarit, janë të papranueshme për Washingtonin.

Një tjetër mosmarrëveshje lidhet me kërkesën e Teheranit për vendosjen e tarifave për disa anije që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, përfshirë ato ushtarake, gjë që kundërshtohet nga SHBA-ja.

Zyrtari i dytë ka thënë se Irani është fuqizuar edhe nga rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku demokratët fituan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit. Udhëheqës të lartë demokratë kanë paralajmëruar se do të përdorin shumicën e re për të detyruar përfundimin e konfliktit, kur Kongresi i ri të nisë punën më 3 janar.

Pavarësisht dallimeve, negociatorët ende besonin se mund të arrihej një marrëveshje përfundimtare ose të paktën një marrëveshje e përkohshme. Megjithatë, sipas zyrtarit të dytë, shpresat për një rezultat të tillë u zbehën pasi Trumpi urdhëroi publikisht zëvendëspresidentin JD Vance të mos merrej më me këtë çështje.

Vance ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të arritjes së një marrëveshjeje diplomatike për t’i dhënë fund luftës. Ai ishte gjithashtu i shqetësuar nga telefonatat pothuajse të përditshme të Netanyahut drejt Trumpit, përmes të cilave kryeministri izraelit kërkonte rifillimin e luftës.

Sipas zyrtarit, zëvendëspresidenti amerikan beson se Netanyahu i ka dhënë vazhdimisht Trumpit këshilla të gabuara dhe parashikime të pasakta për ecurinë e konfliktit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Dogana zbulon mbi 8 kilogramë argjend të padeklaruar në Merdare në vlerë deri në 10 mijë euro

Dogana zbulon mbi 8 kilogramë argjend të padeklaruar në Merdare në vlerë deri në 10 mijë euro

Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleate strategjike

Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleate strategjike