Superspektakli BBVK 5: Hyjnë dy banorë të rinj, një “i vjetër” del (VIDEO)

Superspektakli BBVK 5: Hyjnë dy banorë të rinj, një “i vjetër” del (VIDEO)

Superspektakli BBVK 5: Hyjnë dy banorë të rinj, një “i vjetër” del (VIDEO)

Të gjithë qenë të pranishëm, veç njëra prej tyre mungoi.

Sponsor 3M Express

Nata e gjatë e së premtes që iu rezervua Prime-it të Pestë të superspektaklit, Big Brother Vip Kosova 5, nisi me ikjen e Behares nga shtëpia e vëllait të madh.

Para banorëve e krejt shikuesve, u zbulua arsyeja që e shtyu atë t’i japë fund rrugëtimit të saj në garën për çmimin e madh.

Pasi që e morën vesh shkakun e daljes së saj, banorët patën mundësi t’i shohin edhe reagimet e tyre kur iu kumtua lajmi se e njëjta s’është më pjesë e shtëpisë, derisa u përcoll edhe me diskutime.

Ndërkohë, rrjedha ndryshoi e në shtëpi u lëshua një alarm ku banorët kuptuan se përgjatë Prime-it, me votat e publikut, edhe dikush tjetër do ta linte shtëpinë. 

Situata u nxeh kur u shfaq klipi i Vjollcës, Arlindës e Bejtës, dhe debate të forta nxitën të thënat e Arlindës.

Gjatë javës, Arlinda, përballje të forta pati edhe me Nichin.

Klip pati edhe për përplasjet e Akilit, Zojës e Antonetës.

Nga këto debate të fuqishme, shtëpia e skena u pushtuan nga emocionet, kur Olechka e ndau historinë e jetës së saj.

Derisa për të pati edhe një befasi.

Shtëpisë më të famshme në vend iu shtuan edhe dy banorë të rinj, Edita dhe Eriku.

Kurse me votat e publikut, Rroni u eliminua duke i dhënë fund lojës së tij.

Nata kulmoi me darkën, derisa aventurën e banorëve publiku mund ta ndjekë çdo moment në transmetimin 24 orësh, në dy kanalet përmes platformës televizive Artmotion, dhe me Prime-t e të hënave e të premtave nga ora 21:00, në ekranin e televizionit numër një në vend, Klan Kosova.

Ndiqni detajet:

Lexo edhe

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Dogana zbulon mbi 8 kilogramë argjend të padeklaruar në Merdare në vlerë deri në 10 mijë euro

Dogana zbulon mbi 8 kilogramë argjend të padeklaruar në Merdare në vlerë deri në 10 mijë euro

Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleate strategjike

Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleate strategjike

Superspektakli BBVK 5: Hyjnë dy banorë të rinj, një “i vjetër” del (VIDEO) | Momenti