Ceremonia në Vlorën e flamurit, Shiroka Pula publikon pamje

Ceremonia në Vlorën e flamurit, Shiroka Pula publikon pamje

Ceremonia në Vlorën e flamurit, Shiroka Pula publikon pamje

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të ngritjes së flamurit në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sponsor 3M Express

Shiroka Pula tha se 28 Nëntori është kryefesta jonë kombëtare, dita që na bashkon rreth historisë dhe identitetit tonë. Sipas Presidentes, nga Vlora, kjo festë merr një domethënie të veçantë, duke na rikujtuar se, përtej kufijve shtetërorë, ne ndajmë të njëjtat rrënjë, të njëjtën histori.

“Vlora është një nga vendet më të shenjta të historisë sonë kombëtare, siç është 28 Nëntori, datë e shenjtë. Kjo ditë na bashkon përtej kufijve, sepse kemi një histori. Nderimi për ata që sakrifikuan për lirinë tonë është edhe përgjegjësi për ta ruajtur e forcuar lidhjen tonë kombëtare dhe për të ndërtuar të ardhmen me dinjitet, unitet dhe besim”, u shpreh Presidentja Shiroka Pula, njofton Zyra e Presidentes.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Drejtori në Suharekë kërkon falje publike dhe jep dorëheqje pas komentit “palaço” ndaj Bashkim Jasharit

Drejtori në Suharekë kërkon falje publike dhe jep dorëheqje pas komentit “palaço” ndaj Bashkim Jasharit

Evertoni uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Evertoni uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Nico Gonzalez mungon ndaj Comos, Spalletti me një tjetër shqetësim

Nico Gonzalez mungon ndaj Comos, Spalletti me një tjetër shqetësim