Burnley vendosi një rekord të pabesueshëm negativ në futbollin anglez

Burnley vendosi një rekord të pabesueshëm negativ në futbollin anglez

Burnley vendosi një rekord të pabesueshëm negativ në futbollin anglez

Burnley, për të cilin luan lojtari i kombëtares shqiptare, Armando Broja, humbi ndaj Birmingham me rezultatin 0-2 të mërkurën mbrëma, duke u bërë kështu mbajtësi i rekordit për serinë më të gjatë të ndeshjeve të ligës vendase pa fitore në historinë e futbollit anglez.

Sponsor 3M Express

Ekipi nga ‘Turf Moor’ nuk ka fituar para tifozëve të tij në 24 ndeshje radhazi në ligë, një seri që zgjat 403 ditë, raporton AFP. Fitorja e tyre e fundit në ligë në shtëpi ishte më 18 tetor të vitit të kaluar kundër Leeds (2-0), ndërsa Burnley ende luante në Ligën Premier.

Sipas BBC, rekordin e mëparshëm për serinë më të gjatë e mbante Sheffield Wednesday, i cili kaloi 376 ditë pa fituar një ndeshje në shtëpi nga prilli 2025 deri në maj 2026. Burnley e tejkaloi këtë rekord në fund të tetorit dhe mbrëmë u bë klubi i parë në historinë e futbollit anglez që kaloi 24 ndeshje radhazi në shtëpi pa fitore.

Lojtarët e Burnleyt u fishkëllyen nga tifozët. Klubi i Lancashire, i cili ra nga Liga Premier sezonin e kaluar, mbetet në zonën e rënies nga Championship dhe ka fituar vetëm një herë në 17 ndeshje të ligës këtë sezon.

Në anën tjetër, Birmingham arriti fitoren e shtatë në nëntë ndeshjet e fundit dhe iu afrua më shumë vendeve që të çojnë direkt në Ligën Premier. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kompania franceze AKUO Energy SAS shpallet fituese e ankandit të parë të energjisë nga era me kapacitet prej 98 MW

Kompania franceze AKUO Energy SAS shpallet fituese e ankandit të parë të energjisë nga era me kapacitet prej 98 MW

Pochettino flet për të ardhmen e Fernandesit te Man Utd

Pochettino flet për të ardhmen e Fernandesit te Man Utd

Kostadinovskit i mbaron mandati, Gjykata Kushtetuese do të zgjedh kryetar të ri

Kostadinovskit i mbaron mandati, Gjykata Kushtetuese do të zgjedh kryetar të ri