Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka folur për paqëndrueshmërinë në stolin e skuadrës angleze në prag të përballjes ndaj Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve, duke shprehur keqardhjen për shkarkimet e shpeshta të trajnerëve.

Ai ka theksuar se gjatë qëndrimit të tij në “Old Trafford” ka punuar me pesë trajnerë të ndryshëm, një numër që sipas tij është tepër i madh për një klub me historinë dhe ambiciet e Unitedit.
“Kam pasur pesë trajnerë që kur jam këtu. Është e dhimbshme kur trajnerët shkarkohen në mes të sezonit. Pesë trajnerë janë shumë për një klub si Manchester United”, deklaroi Fernandes.
Ai shtoi se klubi ka nevojë për stabilitet dhe rezultate pozitive, duke theksuar se dëshira e lojtarëve është që trajneri të qëndrojë për një periudhë sa më të gjatë.
“Duam stabilitet dhe rezultate, dhe duam që trajneri të qëndrojë”, përfundoi kapiteni portugez. /Klankosova.tv





