Platforma evropiane për promovimin e turizmit, European Best Destinations, e ka cilësuar tregun e Krishtlindjeve në Krajovë të Rumanisë si më të mirin në Evropë për vitin 2027.

Ky vlerësim është bërë në bazë të 1,897,783 votave të lexuesve nga e gjithë bota, të mbledhura nga platforma European Best Destinations, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.
Në vend të dytë është renditur Riga e Letonisë, kurse në të tretin Sofja e Bullgarisë.
Kjo traditë dimërore e ka origjinën në Gjermani ku më pas është përhapur në të gjithë kontinentin evropian, ku sot numërohen rreth 11,800 tregje të Krishtlindjeve. /Klankosova.tv





