Brooklyn Beckham bëhet objekt talljeje pas fotografisë me Nicola Peltz dhe Damian Hurley

Brooklyn Beckham bëhet objekt talljeje pas fotografisë me Nicola Peltz dhe Damian Hurley

Brooklyn Beckham bëhet objekt talljeje pas fotografisë me Nicola Peltz dhe Damian Hurley

Brooklyn Beckham u bë objekt komentesh në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive nga festa e Halloween-it, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten Nicola Peltz dhe mikun e tyre Damian Hurley.

Sponsor 3M Express

Ndjekësit vunë re se Nicola dhe Damian kishin zgjedhur veshje të ngjashme, ndërsa Brooklyn dukej disi jashtë kombinimit të tyre.

27-vjeçari ishte maskuar si Superman, me një bark artificial dhe syzet karakteristike të Clark Kent, shkruan DailyMail.

Ndërkohë, Nicola u shfaq si Catwoman, me një veshje të zezë prej lëkure, të cilën e kishte kombinuar edhe me Damianin, i cili ishte frymëzuar nga një prej pamjeve të Michael Jackson para publikimit të albumit Dangerous.

Në një nga fotografitë e publikuara në Instagram, Damian qëndron pranë Nicola-s, me krahun rreth saj, ndërsa Brooklyn pozon pas tyre me duart në xhepa.

Kjo pamje nxiti reagime të shumta, ku disa ndjekës e cilësuan atë si personin e tretë në shoqëri dhe madje si një pjesë rezervë.

Brooklyn dhe Damian njihen që nga fëmijëria. Të dy kanë Sir Elton John si kumbar. Së fundmi, treshja ishte takuar edhe në Venecia, në festimet për ditëlindjen e 64-t të David Furnish, bashkëshortit të këngëtarit.

Ndërkohë, Brooklyn dhe Nicola kanë festuar së fundmi shtatë vite së bashku, duke ndarë në rrjetet sociale postime dedikuar njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Lexo edhe

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

LEX | 85 gëzhoja dhe dyshimet për 14 armë zjarri – gjyqtarja Dermaku ia tërheq vërejtjen ekspertit të balistikës në rastin Capat-Sekiraqët

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kapet kokainë “shqiptare” në Spanjë, autoritetet spanjollë zbulojnë rastësisht 10 ton drogë të një grupi kriminal

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Kosovë-Itali, drejt marrëveshjes për bashkëprodhimin e filmave

Brooklyn Beckham bëhet objekt talljeje pas fotografisë me Nicola Peltz dhe Damian Hurley | Momenti