Britanikët po e krahasojnë Zelenskyn me Churchillin: Askush nuk ka bërë më shumë për lirinë e Evropës

Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, e ka krahasuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky me ish-kryeministrin britanik Winston Churchill, duke vlerësuar udhëheqjen e tij gjatë luftës me Rusinë.

Sponsor 3M Express

Gjatë një vizite zyrtare në Kiev, ku u takua me presidentin ukrainas, Streeting deklaroi se Zelensky ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e lirisë dhe dinjitetit të popullit ukrainas dhe të Evropës.

“Nuk besoj se ka pasur ndonjë lider evropian që nga Winston Churchill, i cili ka bërë më shumë për dinjitetin dhe lirinë, jo vetëm të popullit dhe vendit të tij, por edhe të kontinentit tonë”, deklaroi Streeting.

Ai gjithashtu shprehu admirim për qëndresën e popullit ukrainas përballë agresionit rus.

“Ne e admirojmë udhëheqjen tuaj, guximin dhe qëndresën e popullit ukrainas. Do të jemi me ju për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, shtoi ministri britanik.

Streeting theksoi se aleatët e Ukrainës po e rrisin mbështetjen, por duhet të bëjnë edhe më shumë, ndërsa vizita e tij në Kiev synon të dëshmojë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të udhëheqë përmes shembullit të saj.

“Ne, si evropianë, jemi të bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Sa më shumë që Putini përpiqet të na përçajë dhe t’i pengojë aleatët të ndihmojnë Ukrainën, aq më të vendosur bëhemi”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lushtaku për Jakup Krasniqin: Baci është më i fortë se guri, hero i gjallë

Lushtaku për Jakup Krasniqin: Baci është më i fortë se guri, hero i gjallë

Familja e Jakup Krasniqit falënderon për solidaritetin: Mbështetja na dha forcë

Familja e Jakup Krasniqit falënderon për solidaritetin: Mbështetja na dha forcë

Netanyahu kërkon pushtetin e plotë, Ben Gvirin dhe të majtën në të njëjtën qeveri

Netanyahu kërkon pushtetin e plotë, Ben Gvirin dhe të majtën në të njëjtën qeveri