Specialja, Frinzi: Kosova duhet ta fitojë vëmendjen e Kongresit dhe Presidentit Trump (VIDEO)

Specialja, Frinzi: Kosova duhet ta fitojë vëmendjen e Kongresit dhe Presidentit Trump (VIDEO)

Specialja, Frinzi: Kosova duhet ta fitojë vëmendjen e Kongresit dhe Presidentit Trump (VIDEO)

Eksperti amerikan i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka vlerësuar kontributin e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se ai duhet të lejohet të kthehet në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Duke folur në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Frinzi ka thënë se Thaçi ka pasur një rol të rëndësishëm udhëheqës dhe se figura të tilla nuk kanë qenë të shumta në dispozicion për të ofruar një lidership të tillë.

“Jo aq shumë burra ishin në dispozicion për të ofruar lidershipin që ka bërë Thaçi dhe ai nuk është vetëm president, por ka qenë edhe një lider i jashtëzakonshëm dhe duhet lejuar dhe duhet të kthehet në Kosovë dhe nuk ka dyshim lidhur me këtë”, ka deklaruar ai.

Frinzi ka thënë se Kosova duhet të angazhohet më shumë për të tërhequr vëmendjen e Kongresit amerikan dhe presidentit Donald Trump lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale.

“Tash Kosova duhet të përfitojë vëmendjen e Kongresit dhe të përfitojë më shumë vëmendje nga presidenti Trump”, ka thënë ai.

Sipas ekspertit amerikan, në këtë drejtim rol të rëndësishëm mund të luajnë diaspora shqiptare dhe komuniteti i biznesit në SHBA.

Ai ka përmendur edhe faktin se shumë ndërmarrës nga Kosova kanë interesa biznesore në Amerikë, duke vlerësuar se ata mund të ndihmojnë në ngritjen e kësaj çështjeje para zyrtarëve amerikanë.

“Na duhet edhe diaspora edhe komuniteti biznesor i shqiptarëve etnikë për t’u siguruar që zyrtarët e zgjedhur në Amerikë e kuptojnë këtë çështje dhe e kuptojnë rëndësinë e saj”, është shprehur Frinzi.

Ai ka theksuar se çështja e Gjykatës Speciale nuk duhet të shihet vetëm në kontekstin e lirimit të Thaçit, por edhe në raport me mesazhin që, sipas tij, po i dërgohet botës.

“Nuk ka të bëjë vetëm me atë që të lirohet nga burgu Thaçi. Duam që të lirohet Thaçi nga burgu, por në përgjithësi çështja kulmore, siç po e them, është çfarë mesazhi po ia dërgojmë botës”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe

Aksident fatal në Fier-Seman, vetura përplas për vdekje 80-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

Aksident fatal në Fier-Seman, vetura përplas për vdekje 80-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

​Kërkesa për lirimin e pronave afër xhamisë, gjykata rrëzon vendimin e komunës së Prishtinës

​Kërkesa për lirimin e pronave afër xhamisë, gjykata rrëzon vendimin e komunës së Prishtinës

Mesazh i fortë i Ali Ahmetit: Ky shtet, mbijeton ndërmjet bashkëjetëses së qëndrueshme të shqiptarëve dhe maqedonasve

Mesazh i fortë i Ali Ahmetit: Ky shtet, mbijeton ndërmjet bashkëjetëses së qëndrueshme të shqiptarëve dhe maqedonasve