Gashi zhvilloi disa përballje të suksesshme gjatë garës. Në tri xhirot e para, ai triumfoi me Ippon ndaj grekut Nikolaos Tosounidis, italianit Francesco Robert Di Benedetto dhe Ariel Yehuda Cohenit.
Në çerekfinale, xhudisti kosovar u mposht nga moldavi Vladislav Moga, por vazhdoi garën përmes repasazhit.

Në këtë fazë, Gashi mposhti grekun Anastasios Kiourtzidis, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.
Në duelin vendimtar, ai triumfoi me Yuko ndaj serbit Luka Dangubic, duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë në këtë garë evropiane.
Në këtë sukses të xhudistit kosovar, kontribut të rëndësishëm dhanë edhe trajnerët Majlinda Kelmendi dhe Kushtrim Gashi, të cilët e udhëhoqën gjatë garës.
Burimi: RTKLive





