Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Në reagimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë thuhet se amendamentet e propozuara nuk do t’u shërbenin interesave thelbësore të Kosovës.

“Kemi frikë se amendamentet e propozuara nuk do të bëjnë asgjë për t’i shërbyer interesave thelbësore të Kosovës dhe do të minojnë marrëdhëniet e saj me partnerët dhe mbështetësit ndërkombëtarë”, thuhet në reagim.

Sponsor 3M Express

Ambasada britanike thekson se i ka marrë parasysh reagimet pas verdikteve të fundit, por vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë të respektojë angazhimet ndërkombëtare.

“Ne besojmë se qëllimet e Kosovës mund të shërbehen më së miri duke siguruar që Kosova të vazhdojë të mbajë angazhimet ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj për llogaridhënie, drejtësi dhe sundim të ligjit”, thuhet më tej.

Britania e Madhe i ka bërë thirrje Kuvendit që të zhvillojë konsultime të mëtejshme me Bashkimin Evropian dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë, për të gjetur një zgjidhje më të mirë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Raphinha i afrohet Këpucës së Artë, i duhet vetëm një gol për të marrë kreun e renditjes

Raphinha i afrohet Këpucës së Artë, i duhet vetëm një gol për të marrë kreun e renditjes

Edhe Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron dëmtimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë

Edhe Britania e Madhe kundër ndryshimeve në Ligjin për Specialen, paralajmëron dëmtimin e raporteve me partnerët ndërkombëtarë

RC Cola Kosova i jep energji Doku.Tech, bëhet pjesë e edicionit të sivjetmë

RC Cola Kosova i jep energji Doku.Tech, bëhet pjesë e edicionit të sivjetmë