Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tri çështje, dhjetë vjet pas BREXIT

Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tri çështje, dhjetë vjet pas BREXIT

Britania dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tri çështje, dhjetë vjet pas BREXIT

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje në tri fusha kryesore: lehtësimin e tregtisë së produkteve ushqimore, ndërlidhjen e tregjeve të emetimeve të karbonit dhe krijimin e një programi për lëvizjen e të rinjve. Kryeministri britanik, Andy Burnham, konfirmoi se negociatat kanë përfunduar.

Sponsor 3M Express

Të dyja palët kanë dakorduar edhe afatet për zbatimin e tri marrëveshjeve, ndërsa hollësitë do të publikohen në një deklaratë të përbashkët. Marrëveshjet konsiderohen si fillimi i ripërtëritjes së marrëdhënieve mes palëve, dhjetë vjet pas referendumit për BREXIT-in.

Marrëveshja më e rëndësishme është ajo sanitare dhe fitosanitare, e cila synon të mundësojë tregtinë e kafshëve, bimëve dhe produkteve me origjinë bimore e shtazore pa kontrollet që aktualisht kërkohen në kufi.

Qeveria britanike vlerëson se kjo marrëveshje mund t’i sjellë ekonomisë së vendit deri në 5.1 miliardë funte në vit. Zbatimi i saj pritet të nisë në tremujorin e parë të vitit 2028, shkruan reuters.

Programi për lëvizjen e të rinjve do t’u mundësojë qytetarëve të rinj të të dyja palëve të qëndrojnë përkohësisht, të punojnë dhe të studiojnë në territorin e palës tjetër. Sipas diplomatëve të BE-së, kuota do të jetë 100 mijë të rinj në vit.

Marrëveshja e tretë parasheh ndërlidhjen e sistemit britanik dhe atij evropian të tregtimit të emetimeve të karbonit, gjë që pritet t’ua lehtësojë aktivitetin kompanive dhe të ndihmojë në uljen e kostove.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjeve mund të vonohet për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me tarifat e shkollimit në universitetet britanike për studentët nga Bashkimi Evropian.

Brukseli kërkon që këta studentë të paguajnë të njëjtat tarifa si studentët britanikë, dhe jo tarifat më të larta që aplikohen për studentët ndërkombëtarë. Të dyja palët i kanë dhënë vetes gjashtë muaj kohë për të arritur një marrëveshje për këtë çështje.

“Britania dhe Evropa ndajnë vlera, interesa dhe një hapësirë të përbashkët gjeografike”, deklaroi Burnham para samitit, duke shtuar se marrëveshjet do të ndihmojnë në uljen e kostove dhe çmimeve, si dhe do t’u ofrojnë të rinjve mundësi të reja.

Burnham u takua në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, António Costa. /Telegrafi/

Lexo edhe

Aksion në Prishtinë dhe Gjakovë, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë dhe kokainë – katër të arrestuar

Aksion në Prishtinë dhe Gjakovë, sekuestrohen 15 kilogramë marihuanë dhe kokainë – katër të arrestuar

Prangoset një polic, dyshohet se kanosi dhe sulmoi një qytetar në Podgorcë të Vitisë

Prangoset një polic, dyshohet se kanosi dhe sulmoi një qytetar në Podgorcë të Vitisë

Operacioni “Taslixhe”, arrestohen katër persona në Prishtinë e Gjakovë

Operacioni “Taslixhe”, arrestohen katër persona në Prishtinë e Gjakovë