Gola kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian të Kosovës

Gola kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian të Kosovës

Gola kërkon mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian të Kosovës

Kërkesa u bë gjatë takimit që Gola zhvilloi me ambasadorin hungarez dhe sekretarin e dytë të ambasadës, Olivér Kovács, ku u diskutua për zhvillimet politike në të dyja vendet, dinamikat rajonale e ndërkombëtare dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Gola shprehu mirënjohje për përkrahjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite në proceset e paqendërtimit dhe shtetndërtimit.

Sponsor 3M Express

“Nga njohja e pavarësisë së Kosovës te angazhimi në kuadër të KFOR-it, Hungaria ka dhënë një kontribut të çmuar për paqen, sigurinë dhe forcimin e institucioneve të vendit tonë”, theksoi Gola.

Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin në fushën e arsimit të lartë përmes programit të bursave “Stipendium Hungaricum”, i cili u mundëson të rinjve nga Kosova të studiojnë në universitetet hungareze.

Gola theksoi se demokracia, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe vlerat euroatlantike janë themelet mbi të cilat Kosova ndërton shtetin dhe të ardhmen e saj.

“Për Kosovën, demokracia, sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave të njeriut dhe vlerat euroatlantike nuk kanë alternativë”, tha ai.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sulme ajrore në Jemen, Arabia Saudite shënjestron armët e Huthëve dhe intercepton raketa

Sulme ajrore në Jemen, Arabia Saudite shënjestron armët e Huthëve dhe intercepton raketa

Princi Harry shprehet i gatshëm t’i rikthehet ushtrisë për të luftuar kundër Rusisë

Princi Harry shprehet i gatshëm t’i rikthehet ushtrisë për të luftuar kundër Rusisë

KEK-u dhe sindikatat arrijnë marrëveshje, punonjësit do të përfitojnë bonus prej 800 eurosh

KEK-u dhe sindikatat arrijnë marrëveshje, punonjësit do të përfitojnë bonus prej 800 eurosh