Brahimaj kujton ditën e pafajësisë në Hagë, shpreson për të njëjtin epilog edhe për ish-krerët e UÇK-së

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka përkujtuar ditën kur ai, Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se kjo datë ka rëndësi të veçantë jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë shqiptarët.

Ai ka kujtuar rrugëtimin e vështirë gjatë procesit gjyqësor, duke theksuar se kishte qëndruar i palëkundur në mbrojtje të së vërtetës, lirisë dhe dinjitetit të popullit shqiptar, transmeton Klankosova.tv.

Brahimaj ka shprehur gjithashtu urimin që ish-krerët e UÇK-së, të cilët aktualisht ndodhen në Hagë, të kthehen të pafajshëm në Kosovë.

“Në këtë muaj të shenjtë për kombin tonë, uroj që edhe çlirimtarët që ndodhen sot në Hagë të kthehen të pafajshëm nga rigjykimi dhe t’u japin edhe më shumë kuptim festave të Nëntorit. Krenar për rrugëtimin tim dhe për të gjithë ata që qëndruan pranë meje, ka shkruar Brahimaj.

Lexo edhe

Rama thotë se ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës

Rama thotë se ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës

Lahi Brahimaj kujton pafajësinë në Hagë: Uroj që edhe çlirimtarët e tjerë të kthehen të pafajshëm në Kosovë

Lahi Brahimaj kujton pafajësinë në Hagë: Uroj që edhe çlirimtarët e tjerë të kthehen të pafajshëm në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq

Dy shtetas të Serbisë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq