Kosova nënkampione në Counter-Strike 2 në MEG26, fiton medaljen e argjendtë mes 18 shteteve

Kosova nënkampione në Counter-Strike 2 në MEG26, fiton medaljen e argjendtë mes 18 shteteve

Kosova nënkampione në Counter-Strike 2 në MEG26, fiton medaljen e argjendtë mes 18 shteteve

Kombëtarja e Kosovës në esports ka arritur një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke u shpallur nënkampione në disiplinën Counter-Strike 2 (CS2) në Lojërat Mesdhetare të Esports, MEG26.

Sponsor 3M Express

Përfaqësuesja kosovare fitoi medaljen e argjendtë, duke u renditur e dyta mes 18 shteteve pjesëmarrëse, pas humbjes në finalen kundër Serbisë.

Kosova pati paraqitje të shkëlqyeshme gjatë garës, duke mposhtur në fazën e grupeve Shqipërinë, Tunizinë, Italinë dhe Portugalinë.

Në çerekfinale, lojtarët kosovarë triumfuan ndaj Sllovenisë me rezultat 2:0, ndërsa në gjysmëfinale mposhtën Libanin, po ashtu me 2:0 në mapa.

Kombëtarja u përfaqësua nga Arbnor “Dementor” Pacolli, Atif “gejmzilla” Mustafa, Ensar “Caleyy” Ersuzi, Ammar “ammar” Grashtica dhe Qëndrim “v1w” Hajrizi.

Federata Esports Kosova i përgëzoi lojtarët për këtë sukses, duke vlerësuar përkushtimin dhe mënyrën se si përfaqësuan shtetin në arenën ndërkombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama thotë se ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës

Rama thotë se ekipet e Kryeqytetit janë në terren pas reshjeve të borës

Lahi Brahimaj kujton pafajësinë në Hagë: Uroj që edhe çlirimtarët e tjerë të kthehen të pafajshëm në Kosovë

Lahi Brahimaj kujton pafajësinë në Hagë: Uroj që edhe çlirimtarët e tjerë të kthehen të pafajshëm në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq

Dy shtetas të Serbisë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Leposaviq