Dita e Flamurit u festua edhe në Chicago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa.

Me ftesë të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të Illinoisit (AACI), përfaqësuesit e Konsullatës së Kosovës në Iowa morën pjesë në ceremoninë festive të organizuar me rastin e 28 Nëntorit, shkruan Telegrafi.
Përmes një postimi, Konsullata falënderoi komunitetin shqiptar për mikpritjen dhe organizimin, si dhe për angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare.
Në këtë rast u vlerësua edhe kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan në bashkimin e shqiptarëve në diasporë dhe në forcimin e lidhjeve me atdheun./Telegrafi/





