BQK-ja dorëzon aplikimin për SEPA, Kosova hyn në fazën e vlerësimit nga institucionet evropiane

BQK-ja dorëzon aplikimin për SEPA, Kosova hyn në fazën e vlerësimit nga institucionet evropiane

BQK-ja dorëzon aplikimin për SEPA, Kosova hyn në fazën e vlerësimit nga institucionet evropiane

BQK-ja ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin e Kosovës për përfshirje në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt integrimit financiar të vendit me Bashkimin Evropian.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), aplikimi është dorëzuar pas një procesi disa vjeçar të reformave ligjore, rregullative dhe institucionale, të cilat kanë pasur për qëllim përafrimin e sistemit financiar të Kosovës me standardet evropiane.

BQK-ja ka bërë të ditur se përgatitjet për anëtarësim në SEPA janë zhvilluar në kuadër të Planit Strategjik 2024-2028, ndërsa një hap i rëndësishëm në këtë proces ishte dorëzimi i paraaplikimit në tetor të vitit 2024.

Në kuadër të reformave, janë avancuar ndryshimet në Ligjin për Shërbimet e Pagesave, Ligjin për Bankat, si dhe legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Sipas BQK-së, përfshirja e Kosovës në SEPA do të mundësonte realizimin e pagesave ndërkufitare në euro në mënyrë më të shpejtë dhe efikase, me kosto më të ulëta dhe kushte më të favorshme për qytetarët dhe bizneset.

Ky proces konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm për Kosovën, duke marrë parasysh lidhjet ekonomike me vendet evropiane, vëllimin e remitancave dhe nevojën për lehtësimin e transaksioneve ndërkufitare.

BQK-ja ka theksuar se në këtë proces ka bashkëpunuar me Kuvendin, Qeverinë, Ministrinë e Financave dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bankën Botërore dhe Komisionin Evropian.

Megjithatë, dorëzimi i aplikimit nuk nënkupton pranimin automatik të Kosovës në SEPA. Aplikimi tashmë do t’i nënshtrohet shqyrtimit dhe vlerësimit nga organet përkatëse evropiane për të verifikuar përputhshmërinë e kornizës ligjore dhe rregullative me kërkesat e këtij sistemi.

Në rast të një vendimi pozitiv, do të pasojnë procedurat për pjesëmarrjen e institucioneve financiare të Kosovës në skemat përkatëse të pagesave.

BQK-ja ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet evropiane, bankat komerciale dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave për përgatitjet teknike dhe operacionale të nevojshme për integrimin në SEPA./Telegrafi/

Lexo edhe

Studimi zbulon se mbi një e treta e foshnjave të diagnostikuara me alergji ndaj kikirikëve nuk e kanë këtë problem

Studimi zbulon se mbi një e treta e foshnjave të diagnostikuara me alergji ndaj kikirikëve nuk e kanë këtë problem

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr këto vendime

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr këto vendime

Qeveria mban mbledhje elektronike, merren tre vendime

Qeveria mban mbledhje elektronike, merren tre vendime