BQK dorëzon aplikimin e Kosovës për përfshirje në SEPA

BQK dorëzon aplikimin e Kosovës për përfshirje në SEPA

BQK dorëzon aplikimin e Kosovës për përfshirje në SEPA

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dorëzoi aplikimin e Kosovës për përfshirje në hapësirën gjeografike të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (Single Euro Payments Area – SEPA), duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit financiar dhe ekonomik të vendit me Bashkimin Evropian.

Sponsor 3M Express

“Dorëzimi i aplikimit përfaqëson një etapë të rëndësishme të reformave të ndërmarra nga BQK-ja në kuadër të mandatit të saj dhe të Planit Strategjik 2024-2028, ku përgatitja për anëtarësim në SEPA është përcaktuar si një nga objektivat institucionale. Përfshirja e Kosovës në SEPA do të krijonte mundësi për realizimin e pagesave ndërkufitare në euro në mënyrë më efikase, me kosto më të ulët dhe kushte më të favorshme për qytetarët dhe bizneset” – thuhet në njoftimin e BQK.

Ata njoftojnë se BQK-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet evropiane, bankat komerciale dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve të pagesave për përgatitjet teknike dhe operacionale që kërkohen për integrimin e plotë në skemat SEPA.

Lexo edhe

Studimi zbulon se mbi një e treta e foshnjave të diagnostikuara me alergji ndaj kikirikëve nuk e kanë këtë problem

Studimi zbulon se mbi një e treta e foshnjave të diagnostikuara me alergji ndaj kikirikëve nuk e kanë këtë problem

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr këto vendime

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr këto vendime

Qeveria mban mbledhje elektronike, merren tre vendime

Qeveria mban mbledhje elektronike, merren tre vendime

BQK dorëzon aplikimin e Kosovës për përfshirje në SEPA | Momenti