Baballarët e tyre, me uniformën e Policisë e dhanë jetën për Kosovën.

E tani në shërbim të atdheut do të jenë edhe bijtë e tyre. Djali i Enver Zymberit, Sokoli, e ai i Afrim Bunjakut, Jetlumi, diplomuan në gjeneraten e 63 të Policisë së Kosovës.
Ky i fundit me krenari e plot emocione tha se njësoi si babai është i gatshëm të flijohet për Republiken.
Njashtu si i biri i heroit që u vra në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, edhe të tjerë thanë se janë të gatshëm të japin gjithçka për Kosovën.
E për misionin që ia dhanë vetes, të rinjtë e të rejat thanë se tash janë fort krenarë.
Emocione të ngjashme patën edhe familjarët e tyre që këtë ditë e cilësuan si momentin me te mire te jetës.
Megjithatë, dikush ua rikujtoi se uniformën duhet ta mbajnë me përgjegjësi.
E krejt këtë ngjarje madhështore dikush u sigurua ta ketë edhe në telefonin e vetë.
Kjo është gjenerata e parë të cilës iu është kthyer trajnimi 6 mujorë, ngase paraardhësit e tyre deri tek shërbimi i vendit i kryen veç nga tre muaj.
Detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:




