Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe Bjeshkët e Rugovës.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, drejtuesve të automjeteve u është bërë thirrje që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në segmentet rrugore ku mund të krijohen ngrica, transmeton Klankosova.tv.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren 24 orë në ditë, të gatshme për intervenim në pastrimin e borës dhe trajtimin e ngricave, varësisht nga gjendja e rrugëve.

Ndërkohë, shoferëve u rikujtohet se pajisjet dimërore janë të obligueshme nga 15 nëntori deri më 15 mars.

Po ashtu, këshillohet që para nisjes të kontrollohet gjendja e gomave, gjatë vozitjes të përshtatet shpejtësia me kushtet atmosferike dhe të mbahet distancë më e madhe ndërmjet automjeteve, duke shmangur frenimet e menjëhershme./Klankosova.tv.

Lexo edhe

Adriani flet për herë të parë për bullizimin që përjetoi që në adoleshencë

Adriani flet për herë të parë për bullizimin që përjetoi që në adoleshencë

Ramelow kritikon Bayern Munichun për trajtimin e rastit të Musiala

Ramelow kritikon Bayern Munichun për trajtimin e rastit të Musiala

Rikthimi i Valdrinës në duart e Valdetit, a do të bëhet ajo banorja më e re e BBVK 5?

Rikthimi i Valdrinës në duart e Valdetit, a do të bëhet ajo banorja më e re e BBVK 5?