Ramelow kritikon Bayern Munichun për trajtimin e rastit të Musiala

Ramelow kritikon Bayern Munichun për trajtimin e rastit të Musiala

Ramelow kritikon Bayern Munichun për trajtimin e rastit të Musiala

Debati ka nisur pas deklaratave të presidentit të nderit të Bayernit, Uli Hoeness, dhe zyrtarëve të tjerë të klubit lidhur me të ardhmen e futbollistit gjerman.

Javën e kaluar, sindikata ndërkombëtare e futbollistëve FIFPRO e ka akuzuar klubin bavarez se po ushtron presion ndaj Musiala gjatë periudhës së rikuperimit.

Sponsor 3M Express

Edhe Ramelow ka shprehur shqetësimin e tij për këtë situatë.

“Unë mendoj se drejtuesit e klubit kanë dhënë një sinjal të keq dhe kanë bërë një gabim të madh. Më vjen keq për djaloshin”, ka deklaruar ish-mesfushori i përfaqësueses së Gjermanisë.

Ai ka theksuar se, pavarësisht se futbollistët sot fitojnë shumë më tepër se në të kaluarën, ata mbeten njerëz dhe kanë nevojë për mbështetje, sidomos në aspektin psikologjik.

“Ajo që shumë njerëz harrojnë është se, edhe pse futbollistët fitojnë shumë më tepër sot sesa në kohën tonë, ata janë ende njerëz. Edhe ana psikologjike e futbollit është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kritikat nga brenda klubit tënd janë kundërproduktive. Mendoj se tashmë mund të jetë shkaktuar shumë dëm”, ka shtuar Ramelow.

Musiala, i cili në vitin 2025 e vazhdoi kontratën me Bayern deri në vitin 2030, po kalon një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai theu këmbën gjatë Kupës së Botës për Klube në vitin 2025, duke humbur gjysmën e sezonit të kaluar. Në gusht, brenda pak ditësh, u rrëzua dy herë dhe më pas iu diagnostikua një çrregullim neurologjik. Në shtator, ai pësoi edhe një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

I panë policët dhe nisën të lëviznin, kontrolli zbulon tetë qese me marihuanë në Pejë – dy të rinj përfundojnë në ndalim

I panë policët dhe nisën të lëviznin, kontrolli zbulon tetë qese me marihuanë në Pejë – dy të rinj përfundojnë në ndalim

Chelsea heq dorë nga Palestra, Alonso kërkon transferimin e Koundés

Chelsea heq dorë nga Palestra, Alonso kërkon transferimin e Koundés

Haliti zbulon prapaskenat e tërheqjes së ligjit për Specialen: Miqtë ndërkombëtarë i thirrën në kafe

Haliti zbulon prapaskenat e tërheqjes së ligjit për Specialen: Miqtë ndërkombëtarë i thirrën në kafe