Bojkoti i futbollistëve e trondit Vushtrrinë, tifozët kërkojnë dorëheqjen e kryesisë

Bojkoti i futbollistëve e trondit Vushtrrinë, tifozët kërkojnë dorëheqjen e kryesisë

Bojkoti i futbollistëve e trondit Vushtrrinë, tifozët kërkojnë dorëheqjen e kryesisë

FC Vushtrria po kalon një periudhë të vështirë, me krizën që po thellohet si në aspektin financiar dhe organizativ, ashtu edhe në atë sportiv. Futbollistët kanë bojkotuar stërvitjen, ndërsa tifozët kanë reaguar ashpër, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryesisë së klubit, të udhëhequr nga Rrahman Rama.

Sponsor 3M Express

Përmes një komunikate, tifozët e Vushtrrisë, të njohur si “Forca”, kanë shprehur mbështetjen e plotë për vendimin e futbollistëve për të bojkotuar stërvitjen, duke e konsideruar të arsyeshëm në rrethanat aktuale.

Sipas tyre, gjendja e rëndë financiare dhe premtimet e papërmbushura nga drejtuesit e klubit kanë bërë që situata të arrijë në një pikë të papranueshme.

“Është e papranueshme që një klub me historinë, traditën dhe emrin e FC Vushtrrisë të përballet me një situatë të tillë. Premtimet pa vepra nuk e çojnë klubin përpara, ndërsa pasojat e kësaj gjendjeje po i bartin futbollistët, stafi dhe mbi të gjitha vetë klubi”, thuhet në reagimin e tifozëve.

Ata kanë theksuar se futbollistët meritojnë respekt, paga të rregullta dhe kushte dinjitoze për të ushtruar profesionin e tyre, duke kërkuar që drejtuesit të marrin përgjegjësi për gjendjen e krijuar.

Kërkesa kryesore e tifozëve është dorëheqja e kryesisë së klubit, me Rrahman Ramën në krye.

“FC Vushtrria nuk është pronë private e askujt, por klub i qytetit, i tifozëve dhe i të gjithë atyre që e kanë mbajtur gjallë këtë emblemë ndër vite”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Vështirësitë financiare shoqërohen me rezultate të dobëta sportive

Përveç problemeve jashtë fushës, Vushtrria po përballet edhe me një sezon të vështirë në aspektin sportiv. Skuadra ndodhet në vendin e fundit në tabelë, me vetëm tri pikë pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, ku ka regjistruar një fitore dhe nëntë humbje.

Bilanci prej pesë golash të shënuar dhe 23 të pësuar pasqyron vështirësitë me të cilat po përballet ekipi këtë sezon.

Gjendjen e rëndon edhe fakti se Vushtrria ndeshjet si nikoqire po i zhvillon jashtë qytetit të saj, larg stadiumit dhe ambientit të zakonshëm.

Mungesa e kushteve të përshtatshme, rezultatet e dobëta dhe kriza financiare po e vështirësojnë edhe më shumë situatën e klubit.

Bojkoti i futbollistëve dhe reagimi i tifozëve kanë shtuar presionin ndaj drejtuesve, ndërsa mbetet të shihet nëse kryesia do të ndërmarrë hapa konkretë për tejkalimin e krizës apo nëse pakënaqësitë do të vazhdojnë të thellojnë gjendjen në klubin me traditë në futbollin kosovar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së

Monika Lubonja rikthehet në rrjetet sociale pas bujës së pamjeve intime, ja çfarë ka postuar

Monika Lubonja rikthehet në rrjetet sociale pas bujës së pamjeve intime, ja çfarë ka postuar

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve