Hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë do të jetë përkohësisht e bllokuar për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit për rregullimin e trotuareve dhe zgjerimin e rrugës ekzistuese.

Kështu ka njoftuar Komuna e Fushë Kosovës, duke bërë të ditur se dalja nga qendra do të vazhdojë të jetë e hapur dhe të funksionojë normalisht.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të shfrytëzojnë hyrjet alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren. /Telegrafi/




