Bllokohen 104 faqe ilegale online për lojëra të fatit në Maqedoni

Bllokohen 104 faqe ilegale online për lojëra të fatit në Maqedoni

Bllokohen 104 faqe ilegale online për lojëra të fatit në Maqedoni

Ministria e transformimit digjital ka urdhëruar Agjencinë e komunikimeve elektronike për bllokimin e 104 faqeve të internetit, përmes së cilave organizohen në mënyrë të paligjshme lojërat e fatit online, kanë njoftuar nga ministria e transformimit digjital.

Sponsor 3M Express

Ata thonë se më këto numri i përgjithshëm i faqeve të përfshira në urdhrat e deritanishëm për bllokim arrin në 462. Ministria sqaron se këto janë masa për parandalimin e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit përmes internetit dhe kufizimin e qasjes në platformat që veprojnë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi në vend.

“Këto masa synojnë mbrojtjen e qytetarëve në hapësirën digjitale, duke përfshirë edhe mbrojtjen nga rreziqet që lidhen me ndarjen e të dhënave personale dhe financiare në platformat ilegale të lojërave të fatit. Theks i veçantë i kushtohet mbrojtjes së të miturve dhe parandalimit të ekspozimit të tyre ndaj bixhozit online”, thonë nga Ministria e Transformimit Digjital.

Sipas urdhrit të dorëzuar nga MTD, AKE-ja është e obliguar që brenda pesë ditëve nga pranimi i tij tua përcjellë atë operatorëve të rrjeteve të komunikimeve elektronike, ndërsa operatorët duhet të veprojnë menjëherë në përputhje me urdhrin dhe të kufizojnë qasjen në faqet e internetit të përmendura, duke shfaqur një njoftim përkatës që tregon arsyen e bllokimit.

Nga MTD kanë apeluar që qytetarët të tregojnë kujdes dhe të mos ndajnë të dhënat e tyre personale dhe financiare në faqe interneti të paverifikuara dhe prindërit dhe kujdestarët tu kushtojnë vëmendje të shtuar aktiviteteve online të fëmijëve.

Lexo edhe

Haxhiu: Strategjia për Specialen, mbështetje për ekipet mbrojtëse, jo pengesë

Haxhiu: Strategjia për Specialen, mbështetje për ekipet mbrojtëse, jo pengesë

Grupe të vogla protestuesish para Kryeministrisë në Tiranë

Grupe të vogla protestuesish para Kryeministrisë në Tiranë

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, Qeveria nuk po i përmbush obligimet

Rama: Rrezikojmë t’i humbim Lojërat Mesdhetare 2030, Qeveria nuk po i përmbush obligimet