Piloti italian reagoi në mënyrën më të mirë pas rrëzimit në garën Sprint, duke dominuar garën kryesore dhe duke konfirmuar formën e mirë të treguar gjatë provave.
Në vendin e dytë u rendit Marc Marquez, i cili vazhdon të jetë në rrugën e duhur drejt titullit të kampionit të botës. Edhe pse nuk arriti ta sigurojë matematikisht triumfin në Katar, spanjolli bëri një tjetër hap të rëndësishëm drejt këtij objektivi.

Marquezit do t’i mjaftonte një fitore në garën Sprint në Portimao për ta siguruar titullin e tetë botëror në karrierën e tij në MotoGP.
Ndërkohë, Jorge Martín e përfundoi garën në pozitën e shtatë, duke mbetur 60 pikë prapa Bezzecchit në renditjen e kampionatit.
Pavarësisht fitores në Katar, Bezzecchi vazhdon të jetë 74 pikë larg kreut të klasifikimit.
Burimi: RTKLive




