Leon Frokaj shënon sërish në Zvicër, realizon gol ndaj liderit Lugano

Leon Frokaj shënon sërish në Zvicër, realizon gol ndaj liderit Lugano

Leon Frokaj shënon sërish në Zvicër, realizon gol ndaj liderit Lugano

Leon Frokaj ka vazhduar me paraqitje pozitive në kampionatin zviceran, duke gjetur sërish rrugën drejt rrjetës në fitoren e thellë të St. Gallenit ndaj Luganos.

Sponsor 3M Express

Skuadra e mesfushorit kosovar triumfoi me rezultat 5-0 në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Zvicrës, ndërsa Frokaj kontribuoi me golin e fundit të takimit.

Futbollisti 21-vjeçar realizoi në minutën e 84-t, vetëm katër minuta pasi u inkuadrua në lojë. Ky ishte goli i tij i dytë në nëntë paraqitje këtë sezon.

Frokaj kishte shënuar edhe më 9 gusht, në përballjen ndaj Thunit, skuadrës që aktualisht mban titullin e kampionit të Zvicrës.

Fitorja e St. Gallenit u lehtësua nga përjashtimi i Albian Ajetit, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 11-të, duke e lënë Luganon me dhjetë futbollistë për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Në këtë takim u paraqitën edhe futbollistë të tjerë shqiptarë. Betim Fazliji u inkuadrua te St. Galleni në minutën e 76-të, ndërsa për Luganon Uran Bislimi luajti deri në minutën e 80-të dhe Ezgjan Alioski hyri në fushë në minutën e 65-të.

Pavarësisht humbjes së rëndë, Lugano vazhdon të kryesojë tabelën me 34 pikë, ndërsa St. Galleni renditet me 22 pikë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Memeti: Interesim i ulët për të votuar për Këshillin Kombëtar Shqiptar (VIDEO)

Memeti: Interesim i ulët për të votuar për Këshillin Kombëtar Shqiptar (VIDEO)

Trainkos njofton për ndërprerjen e qarkullimit të trenave nga nesër, shkak greva

Trainkos njofton për ndërprerjen e qarkullimit të trenave nga nesër, shkak greva

Ekskluzive| ‘Të ruaj me kallash’ – kërcënime të rënda ndaj Sokol Halitit në TikTok, ky është 45-vjeçari që përfundoi në prangat e Policisë

Ekskluzive| ‘Të ruaj me kallash’ – kërcënime të rënda ndaj Sokol Halitit në TikTok, ky është 45-vjeçari që përfundoi në prangat e Policisë

Leon Frokaj shënon sërish në Zvicër, realizon gol ndaj liderit Lugano | Momenti