Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të

Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të

Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të

Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të.

Sponsor 3M Express

Me këtë rast, kadetët kanë marrë zyrtarisht përgjegjësinë për t’i shërbyer vendit, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike dhe për të zbatuar ligjin.

Në mesin e kësaj gjenerate janë edhe 118 vajza dhe gra, të cilat kanë zgjedhur t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

Betimi:

“Unë, polic i Kosovës, betohem se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës, do ta mbroj sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, do t’i bindem urdhrave të mbikëqyrësve të mi, do t’i kryej detyrat, duke treguar gjithnjë profesionalizëm, përgjegjësi dhe ndershmëri në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim përkatësie etnike, gjinie, religjioni apo ngjyre.” /Klankosova.tv

Lexo edhe

Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë

Sveçla: Asnjë procedurë e prokurimit nuk e ndal përkushtimin tonë për zhvillimin e Policisë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, pritet interpelancë për Arben Vitinë

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së: Sa realist është afati 2027?

Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të | Momenti