Besfort Zeneli i pafat, mungon në dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit

Besfort Zeneli i pafat, mungon në dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit

Besfort Zeneli i pafat, mungon në dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimit

Mesufshori Besfort Zeneli do të mungojë në grumbullimin e radhës të Kombëtares së Suedisë për shkak të një lëndimi.

Sponsor 3M Express

23-vjeçari, i cili aktivizohet te klubi belg Royale Union Saint-Gilloise, ishte përfshirë në listën e përzgjedhësit Graham Potter për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Zeneli ka fituar gjithnjë e më shumë besimin e trajnerit anglez, ndërsa deri më tani ka regjistruar 13 paraqitje me fanellën e Suedisë.

Megjithatë, Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar se futbollisti nuk do të jetë në dispozicion për grumbullimin e radhës për shkak të problemeve fizike.

Sipas njoftimit të federatës, Potter nuk ka ndërmend të ftojë një futbollist tjetër në vend të Zenelit, duke vendosur që të vazhdojë me grupin prej 24 lojtarësh.

Suedia e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer edicionin e Ligës së Kombeve, duke kryesuar grupin pas katër xhirove të zhvilluara.

Në ndeshjen e radhës, suedezët do të përballen në shtëpi me Bosnjën, ndërsa fazën e grupeve do ta përmbyllin me udhëtimin ndaj Polonisë./Telegrafi/

Lexo edhe

Rubio ngriti alarmin për lidhjen e shefit të Nvidia me një “spiune”

Rubio ngriti alarmin për lidhjen e shefit të Nvidia me një “spiune”

Projekti “Ulpiana 2030 Legacy” nxit reagime, kundërshtohet ndërtimi në një nga lagjet ikonike të Prishtinës

Projekti “Ulpiana 2030 Legacy” nxit reagime, kundërshtohet ndërtimi në një nga lagjet ikonike të Prishtinës

Konfirmohen gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 janë regjistruar gjatë javës së fundit

Konfirmohen gjithsej 299 raste me fruth, prej të cilave 30 janë regjistruar gjatë javës së fundit