Bërtiti para tre fëmijëve dhe e goditi gruan me shuplakë në fytyrë – 34-vjeçari arrestohet në Pejë, nëna me fëmijët dërgohet në strehimore

Një grua në Pejë ka përfunduar në strehimore së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, pas një incidenti të dhunës në familje, ku bashkëshorti dyshohet se e ka fyer dhe e ka goditur me shuplakë në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijëve, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 22:00, në rrugën “Ded Krasniqi” në Pejë.

Në këtë rast janë përfshirë S.B. 34 vjeçar dhe bashkëshortja e tij V.P. 25 vjeçare, të cilët kanë tre fëmijë të moshave 7, 6 dhe 4 vjeç.

Sipas deklarimit të viktimës, gjithçka kishte nisur kur bashkëshorti ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar t’u bërtiste fëmijëve, ndërsa ndaj saj kishte përdorur fjalë fyese.

Situata më pas dyshohet se ka përshkallëzuar në dhunë fizike, kur 34-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me shuplakë në fytyrë.

Pas raportimit të incidentit, Policia ka shoqëruar në stacion gruan së bashku me tre fëmijët, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar për intervistim.

25-vjeçarja ka dhënë deklaratën në prani të zyrtares së Qendrës për Punë Sociale. Ajo ka deklaruar se nuk kishte pësuar lëndime të dukshme dhe nuk kishte dëshiruar të merrte trajtim mjekësor.

Gjithashtu, sipas deklarimit të saj, nuk ishte ndier e rrezikuar nga bashkëshorti.

Për rastin janë njoftuar Mbrojtësi i Viktimave dhe Prokuroria, e cila ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa gruaja me tre fëmijët është vendosur në strehimore, në koordinim me Qendrën për Punë Sociale.

Rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Besianë Musmurati krah bashkëshortit, si rrallë herë në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën (VIDEO)

Besianë Musmurati krah bashkëshortit, si rrallë herë në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën (VIDEO)

Konsullata e Kosovës në Iowa nderon veteranët amerikanë, shfaqet filmi “Misioni i Gazetarit”

Konsullata e Kosovës në Iowa nderon veteranët amerikanë, shfaqet filmi “Misioni i Gazetarit”

Gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Gjendet në Prishtinë 31-vjeçari i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Bërtiti para tre fëmijëve dhe e goditi gruan me shuplakë në fytyrë – 34-vjeçari arrestohet në Pejë, nëna me fëmijët dërgohet në strehimore | Momenti